Google ADS

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës më në fund ka gjetur klubin e ri

15:25 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës, Alex Song nënshkruan për ekipin që nuk e keni dëgjuar kurrë.

Song shkëlqeu në fanellën e Arsenalit dhe bëri një transferim te Barcelona, dhe sot ai nënshkroi për Arta Solar 7, një klub futbolli nga shteti i Xhibutit.

Mesfushori 33-vjeçar nënshkroi sot një kontratë me klubin dhe iu prezantua fanella me numrin 17.

Kamerunasi pati rënie drastike në karrierën e tij, ndoshta edhe për shkak të personalitetit që ka./lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme