Google ADS

Ish mbrojtësi i Milanit përkrah transferimin e Alvaro Moratas

18:22 | 21 Korrik 2018
Arbresh Info

Ish mbrojtësi i AC Milanit, Luca Antonini është duke përkuar transferimin e sulmuesit të Chelseat, Alvaro Moratas.

Morata është duke u përfolur shumë për transferim te Milani gjatë kësaj vere, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj se Morata dhe Milani tashmë kanë vendosur”, ka thënë Antonini, i cili tani është i pensionuar, për ‘RMC Sport’. “Këtu ekziston padyshim një nevojë për të bindur Chelsean, i cili mban letrat”

“Për aq sa jam në dijeni, te Milani e shoh spanjollin më të përshtatshëm sesa një lojtari si Karim Benzema”

“Francezi është ideal për një profil si Napoli”

Morata i është bashkuar gjigantit në Stamford Bridge vitin e kaluar nga Real Madridi./arbresh.info/

Të ngjashme