Ish mbrojtësi i Manchester United kritikon Ramseyn dhe Xhakën: Pse po ecni në fushë? Jeni për turp

23:42 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ish mbrojtësi i Manchester United kritikon Ramseyn dhe Xhakën: Pse po ecni në fushë? Jeni për turp.

Ish mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, nuk ka kursyer kritikat për disa prej futbollistëve të Arsenal, për paraqitjen në EFL Cup, në të cilën u mposhtën 3:0 nga Manchester City.

Por në thumb të kritikës kanë qenë, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi, Aaron Ramsey dhe Mesut Ozil.

“Mustafit i duhet të jetë më i fortë se aq. Bëri mbrojtje patetike”, ka thënë Neville për rastin e golit të Aguero, ku dështoi Mustafi që ta ndalonte aksionin.

“Aaron Ramsey, Granit Xhaka dhe Mesut Ozil – ju po ecni në fushë në Wembley. Pse po ecni? Jeni për turp. Turp, absolutisht”.

“As që dua të flas për ta sepse ata janë turpi. Ramsey dhe Xhaka të ecin në fushë. Absolutisht të paqëndrueshëm”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme