Steven Caulker dikur ishte një mbrojtës premtues, ku karrierën e nisi te Tottenham dhe më vonë luajti për klube të shumta angleze, duke përfshirë Liverpoolin në vitin 2016, ku ishte i huazuar nga Queens Park Rangers.
Katër vite më parë, ai debutoi me Anglinë në një ndeshje miqësore me Suedinë, ku shënoi edhe një gol.
Sidoqoftë, karriera e tij nuk u zhvillua në drejtimin e dëshiruar pas kësaj. Ai kaloi disa vite në Turqi, para se të kthehej në Angli vitin e kaluar duke nënshkruar për ekipin e divizionit të tretë Wigan Athletic.
Që nga fillimi i këtij viti ai ishte lojtar-trajner në klubin spanjoll të ligës së pestë, Malaga City, dhe tani atij episodi i ka ardhur fundi.
Caulker njoftoi në LinkedIn se po kërkon një klub të ri.
“Familja e LinkedIn, ju lutemi bëni magjinë tuaj. Në kërkim të një ekipi të ri përpara sezonit 2024/25. Mundësisht në rolin e trajnerit, por ende i gatshëm për të luajtur,” shkroi ai. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit