Google ADS

Ish-lojtari i Gjermanisë rrihet barbarisht nga një 16-vjeçar

23:49 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Mesfushori i Shtutgartit, KevinGrosskreutz është rrahur barbarisht mbrëmjen e së hënës. Ai ka qenë së bashku me disa miq të tij në një “pub” por është sulmuar papritur nga dy të rinj.

Këtë lajm e ka bërë publik klubi gjerman dhe pas daljes së tij nga spitali do të bëjë kallëzim penal në polici. Sipas dëshmive, mesfushori është goditur me kokë dhe me grusht nga një 16-vjeçar si dhe është sulmuar nga një 19-vjeçar, të cilët janë kapur pak larg vendngjarjes.

Kevin Grosskreutz ka qenë pjesë e kombëtares gjermane në vitin 2014 kur fituan Kupën e Botës në Brazil.

276701

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme