Ish-mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla, ka pranuar se skuadrës i mungonte vetëbesimi të tentonte ta fitonte titullin e Premierligës gjatë kohës kur në pozitën e trajnerit ishte Arsene Wenger.
Topçinjtë kishin arritur ta fitojnë këtë titull me ish-trajnerin e tyre, Arsene Wenger, për herë të fundit në vitin 2003/2004, kur kishin arritur ta përfundojnë sezonin në Premierligë pa asnjë ndeshje të humbur.
Megjithatë, Wengeri, në përfundim të karrierës, nuk e merrte të njëjtin respekt nga tifozët e klubit, të cilët mendonin se pas 22 vjetëve, klubi kishte nevojë për ndryshime. Në fund të sezonit të kaluar, Wengeri u largua dhe në vend të tij erdhi Unai Emery.
“Ne duhet ta merrnin atë hap dhe të luftonin për titullin e Premierligës. Kishte sezone kur të gjithë mendonin se ne kishim një skuadër shumë të mirë, por pastaj, me kalimin e sezonit, ne nuk e bënim një gjë të tillë”, ka thënë Cazorla.
“Por, mendoj se i gjithë problemi ishte te vetëbesimi, te mentaliteti i duhur, për të thënë se besojmë në këtë skuadër, e dimë se e kemi një skuadër të mrekullueshme dhe mund të shtyhemi me çdo klub të madh anglez”.
“Unë besoj se ata do ta bëjnë një gjë të tillë dhe do të vazhdojnë të përmirësohen në të ardhmen. Ata do ta kenë një sezon të mrekullueshëm. Kanë një skuadër të mrekullueshme dhe u uroj të gjithë të mirat”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...