Google ADS

Ish-legjenda e Real Madridit ka folur pas humbjes së klubit spanjoll ndaj Lillet

09:38 | 4 Tetor 2024
D.H

Real Madridi u mposht në ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve ndaj Lillet me rezultat minimal 1-0.

Ndërsa, ish-legjenda e Real Madridit, Toni Kroos ka folur rreth kësaj çështje, shkruan Arbresh.info.

“Njerëzit gjithmonë pretendojnë se Real Madridi i fitoi të gjitha ndeshjet 4-0 me mua… kjo është e gabuar. Gjërat nuk po duken mirë, me siguri, por ne nuk kemi luajtur gjithmonë yjet nga qielli me mua. Ne shpesh kemi luftuar me mua, nuk mund ta harroni këtë”, tha Kroos.

Toni Kroos u pensionua nga futbolli aktiv pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.

Mesfushori gjerman ka qenë pjesë e klubit madrilen që nga viti 2024 ku ka fituar çdo trofe të mundshëm me skuadrën e Los Blancos./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme