Belén Etchart, ish-konkurrentja e “Vëllait të Madh” (Big Brother) në Argjentinë, ka zbuluar në një intervistë për “El Show del Espectaculo” se në të kaluarën kishte shkëmbyer disa mesazhe në Facebook me Mauro Icardin.
Megjithatë, kjo ka ndodhur përpara se kapiteni i Interit të niste të frekuentonte Wanda Narën.
“Ai është fantastik, por edhe i bukur. Kam folur me të në Facebook 4 vite më parë. I kam ende të ruajtura mesazhet. Dy muaj më vonë doli lajmi se kishte nisur të frekuentohej me Wandën. Janë një çift i bukur së bashku. Nuk më entuziazmonte shumë fakti që po flisja me të, sepse e dija që ai ishte në një tjetër shtet. Nuk i dhashë rëndësi bashkëbisedimit. Në fakt as nuk më bënte komplimenta, por kur më shkruante, e bënte sepse kishte të tjera qëllime”, rrëfen ish-banorja e “Big Brother”-it version argjentinas.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...