Google ADS

Ish-kandidati për presidenti të Barcelonës: Do ta kisha penguar largimin e Messit

08:55 | 19 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Mandati i dytë i Joan Laportas si president i Barcelonës nuk ka qenë i lehtë.

58-vjeçari u rikthye në zyrë duke mposhtur Victor Font dhe Toni Freixa në zgjedhjet që u mbajtën në mars në fillim të këtij viti pas rrëzimit të Josep Maria Bartomeu.

Por me klubin që ishte në një situatë të keqe financiare kur ai mori drejtimin, Laportas iu desh të përballej me tronditjen më të madhe kur pa Lionel Messin të largohej nga Barça si një transferim i lirë për shkak të pamundësive për t’i dhënë atij një kontratë të re duke qëndruar brenda kufijve të pagave të LaLigës.

Argjentinasi u nis për në Paris Saint-Germian, ku së fundmi është duke pasur paraqitje dinjitoze. Por më shumë se katër muaj pas përfundimit të marrëveshjes, një nga kundërshtarët e Laportës, Victor Font ka pohuar se do të kishte qenë në gjendje të mbante Messin nëse do të zgjidhej president.

“Unë do ta kisha penguar largimin e Messit. Jam i bindur se do të kishim mundur ta mbanim, madje edhe me një kontratë të përjetshme”, tha ai për “TV3”.

Font shtoi se ai dhe bordi i tij do të kishin ulur faturën e pagave të Barcelonës në 100 milionë euro.

“Ne do të reduktonim faturën e pagave me rreth njëqind milionë euro. Nëse Messi donte të qëndronte, me siguri do të kishte vend”.

Duke folur për marrëdhënien e tij me Laportën pas humbjes së zjgedhjeve, ai tha: “Marrëdhënia ime me Laportën është e përzemërt. Nuk mund të them që jemi miq, por është mirë. Ne kemi kryqëzuar rrugët disa herë”.

Ish-kandidati për president gjithashtu iu drejtua emërimit të Xavit si menaxher, duke thënë: “Më vjen mirë që klubi erdhi në vete dhe emëroi Xavin. Duhej bërë. Ai duhet të marrë fuqinë e plotë të strukturës sportive”.

I pytetur nëse ai do të mbështesë projektin e Barçës së Spanjës, Font shtoi: “Nesër, unë do të votoj ‘po’ për projektin Espai Barça”.

Duke folur për zgjedhjet presidenciale, ai tha: “Nuk u mendova shumë kur pashë për herë të parë banderolën e Laportës në Madrid. Megjithatë, duke e parë atë, ishte një deklaratë e madhe fuqie. Mund të tuash se pas kësaj kishte një punë brutale marketingu”, përfundoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme