Ish kampioni i botës me Italinë dhe fituesi i Këpucës së Artë në sezonin 2005-2006, Luca Toni ka kaluar momente paniku të enjten në mbrëmje, pasi tre hajdutë të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur vilën e tij në Modenese.
Lajmi është dhënë nga mediat italiane, të cilat zbardhin dëshminë e Tonit se grabitja ka ndodhur të enjten mes orës 19:30 dhe 21:30, ndërkohë që ish sulmuesi italian ndodhej aty bashkë me fëmijët e tij.
Përveç panikut, Toni dhe fëmijët e tij nuk kanë pësuar asgjë, ndërsa policia po heton dhe vëzhgon kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmën e grabitësve. Paraprakisht mendohet se ishin 4 grabitës, tre prej të cilëve u futën në vilën e sulmuesit dhe një tjetër i priste jashtë në një makinë Audi./tch
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit