Tensionet në mes të Ukrainës dhe Rusisë sa vijnë e shtohen dhe një luftë e re në mes të këtyre dy shteteve mund të nis nga çasti në çast.
Të dyja palët janë në gjendje gatishmërie nëse i marrin urdhrat “nga lart”.
E në shërbim të atdheut të tij duket se është edhe ish-kampioni i botës në boksin profesionist, Vitali Klitschko.
Ish-boksieri i njohur ukrainas ka hequr dorë nga detyrat e tij në postin e tij në komunën e Kievit dhe ka përfunduar në front.
Ai është i gatshëm ta mbrojë vendin e tij nga agresioni rus, i cili mund të sulmojnë në çdo moment.
Klitschko e ka dhënë një interviste për mediat gjermane, të cilave u ka thënë se për Ukrainën është i gatshëm ta japë edhe jetën.
“Ne po përgatitemi në të gjithë Ukrainën me bindjen se presidenti rus Vladimir Putin do ta japë urdhrin e luftës. Si ushtar, dikur jam betuar ta mbroj vendin dhe tani jam gati të luftoj për atdheun”, ka thënë Klitschko, i cili ndërkohë e kërkoi ndihmën e vendeve anëtare të BE-së që ta ndalin Rusinë para se të bëhet vonë.
Ai do të mundohet ta përdor autoritetin e tij për të ndikuar tek fuqitë botërore që t’ia ndalin hovin Rusisë para nisjes së luftës.
Një luftë në mes të Ukrainës dhe Rusisë kishte shpërthyer disa vite më parë kur separatistët rusë u rebeluan dhe e morën nën kontroll një pjesë të territorit të Ukrainës, të cilin e kanë sot e asaj dite.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...