Rottoli është viktima e tretë e COVID-19 në familjen e tij. Nëna dhe vëllai i Rottoli-t vdiqën dy javë më parë në pandeminë e koronavirusit.
Angelo Rottoli, ish-kampion evropian i boksit, vdiq në moshën 61-vjeçare nga infeksioni me koronavirus, bëjnë të ditur mediat në Itali, transmeton Anadolu Agency.
Ai vdiq në një spital në Bergamo, në veri të vendit, në provincën e Lombardisë.
Rottoli është viktima e tretë e COVID-19 në familjen e tij. Nëna dhe vëllai i Rottoli-t vdiqën dy javë më parë në pandeminë e koronavirusit.
Rottoli ishte kampioni i Italisë dhe i Evropës. Ai fitoi rripin WBC në vitin 1987.
Gjatë karrierës së tij profesionale ka zhvilluar 35 ndeshje, ndërsa ka fituar 30 herë. Dy herë ndeshjet e tij kanë përfunduar pa fitues, ndërsa ka përjetuar gjithsej tri disfata.
Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedh...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...
“Janë çifti ma i fortë këtu”, Gjesti debaton me Leon për Dri...
Dyshohet se gjuajtën me armë natën e Vitit të Ri, policia se...