Ish-gjyqtari i njohur kosovar nuk është më në mesin tonë, FFK e ngushëllon familjen e tij (FOTO)

16:27 | 20 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ka ndërruar jetë ish-gjyqtari i futbollit, Remzi Kurshumliu.

Remziu ishte një ndër gjyqtarët më me nam që pati Kosova.

Me pedanteri dhe dinjitet profesional la gjurmë të pa shlyera në ndarjen e drejtësisë si në Kosovë, Jugosllavi ashtu dhe Evropë.

Remziu sakrifikojë një karrierë të tërë duke i ndihmuar futbollit të Kosovës.

Edhe FFK ka ngushëlluar familjen me anë të një telegrami nga i pari i shtëpisë së futbollit, Fadil Vokrri.

“E nderuara familje e Remzi Kurshumlisë! Lajmi për vdekjen e Remzi Kurshumlisë, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj.

Kontributi i Remzi Kurshumlisë  ishte i madh dhe i çmueshëm, në futbollin e Kosovës. Remziu ishte një punëtor i madh dhe i palodhshëm i futbollit. Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm. Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj. Me respekt, Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së”, shkruhet në telegramin e FFK-së. /Arbresh.info

kurhsumiliu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme