Ish-mbrojtësi i njohur zviceran, Stephane Henchoz thotë se trajneri ka dështuar të mbajë skuadrën e bashkuar.
Festa me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk është harruar ende në Zvicër.
Përkundër se u dënuan nga FIFA dhe u ngritën shumë debate, kjo çështje, nuk ka përfunduar.
Së fundi për ekipin e Zvicrës ka folur ish-lojtari i saj, Stéphane Henchoz. Ai në një intervistë për ‘Blick’, ka thënë se helvetikët luajtën dobët në Rusi, sidomos ndaj Suedisë, derisa ka kritikuar veprimin nga Xhaka dhe Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
“Stephan Lichtsteiner me gjasë nuk do të jetë në formacionin e parë, por kush duhet të bartë shiritin e kapitenit. Yann Sommer ose Granit Xhaka, por unë preferoj Sommer. Xhaka luan rregullisht në Arsenal, por kapiten i Zvicrës duhet të jetë zviceran. Jam kundër që Xhaka të bëhet kapiten. Xhaka nuk e përfaqëson as Zvicrën dhe as zviceranët. Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares. Do ta godisja shuplakë, kur nuk e këndon himnin kombëtar”, thotë ish-futbollisti i Liverpoolit.
“Nëse Petkoviq vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do të ishte një problem. Futbollistë si Sommer, Schaar apo Lichtsteiner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht, do të ndiheshin të lënë jashtë. Edhe vetë tifozët, nuk do ta shihnin më Zvicrën si ekipi që i përfaqëson”, ka shtuar tutje ai.
“Disa lojtarë thonë se kanë dëshirë të madhe të luajnë për Zvicrën. Pse, sepse sigurojnë një kontratë të mirë pas Botërorit? Nuk dua që ata të këndojnë himnin si amerikano-jugorët apo italianët, por të paktën ta ndiejnë atë? As Petkoviq nuk e këndon, edhe ai nuk është model për t’u marrë”.
Ish-mbrojtësi i njohur zviceran thotë se trajneri ka dështuar të mbajë skuadrën e bashkuar.
Ai ka kritikuar edhe Behramin. “Mendoj se trajneri i ka dhënë shumë pushtet, dhe është ditur se një ditë do të ndodhë kjo. Trajneri e ka pyetur veten? Kush ka më shumë pushtet? Unë apo ai?”.
Ish-kapiteni i Zvicrës nuk ka lënë pa kritikuar edhe Shaqirin, duke thënë se ka shpërdoruar rastin sa ishte te Bayerni. “Ai nuk e kuptoi se çka kërkohej nga ai. E bëri stërvitjen, shkoi në Zvicër e vizitoi miqtë e tij. Ndoshta ka ngrënë edhe ndonjë qebap. Pastaj u kthye në Munih për dy orë e gjysmë. Nëse vozit me veturë për dy orë e gjysmë, kjo nuk është e mirë për muskujt e këmbëve. Lëndimet e muskujve nuk ishin fat i keq. Ju jeni i pafat kur ju një kundërshtar ju lëndon, por duhet të kujdeseni për trupin tuaj”.
Stéphane Henchoz ka luajtur në Xamax, Hamburger, Blackburn, Liverpool, Celtic, Wigan, Blackburn. Gjithashtu luajti 72 ndeshjen për Zvicrën.
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...