Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në kampionatin gjerman me fanellën e Verder Bremenit. Shqiptari i Kosovës ka arritur të magjepsë edhe ish-mesfushorin e Realit, Nuri Shahin, i cili është shok skuadre me ylli nga Vushtria.
Turko-gjermani ka mbetur i impresionuar nga talenti i 22-vjeçarit, duke e duartrokitur atë. Ky moment nuk i ka shpëtuar klubit gjerman të Verderit, i cili ka postuar reagimin e Shahinit në faqen zyrtare.
“Duhet të kesh bërë diçka fantastike kur një lojtar si Shahin të duartroket”, thuhet në postimin e klubit.
Në të kaluarën 30-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e disa klubeve prestigjioze, si Borusia Dortmund, Fejinord, dhe Liverpul. Në fillim të sezonit mesfushori iu bashku skuadrës së Verderit.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...