Google ADS

Ish-futbollisti i Real Madridit pëson një aksident horror, goditet nga autobusi

09:27 | 12 Prill 2022
Artan Maliqi

Ish-mesfushori i Napoli dhe Real Madrid në vitet ‘90, Fredi Rinkon, ka pësuar një aksident horror me makinë, teksa po udhëtonte me një fuoristradë me tre persona të tjerë në Kali të Kolumbisë, në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

Në një kryqëzim mjeti ku udhëtonte ish-futbollisti 55-vjeçar u godit nga mbrapa nga një autobus i linjës.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në një qendër shëndetësore dhe Rinkon i është nënshkruar një operacioni dhe është futur në sallën e kujdesit intensive, teksa mësohet se ka marrë goditje të rënda në kokë.

Rinkon në 3 Botërore në vitet ’90 dhe shënoi 17 gola në 84 paraqitjet e tij për kombëtaren e Kolumbisë.

Mediat vendase kanë zbuluar se aksidenti u shkaktua pasi Rinkon, kishte kaluar semoforin me të kuq.

Gjatë karrierës së tij ish-mesfushorit përveç Realit dhe Napolit, u aktivizua edhe me Korinthiansin, Palmeriasin dhe Santos në Brazil.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme