Shteti më i ri në Evropë, Kosova ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë historisë së saj.
Shtypja, okupimi dhe padrejtësitë e mëdha ndaj popullit shqiptar kanë qenë të pranishme gjatë gjithë historisë shekullore.
E pa këto sprova nuk ka kaluar as sporti, veçanërisht futbolli kosovar, raporton Arbresh.info.
Ish-futbollisti dhe tani trajneri i mirënjohur, Arbnor Morina për Arbresh.info tregon rreth sfidave që përjetuan futbollistët, trajnerët dhe i gjithë, komuniteti sportiv gjatë periudhës së viteve të 90-ta.
Morina tregon po ashtu sesi erdhi deri te ideja për shkëputjen nga Liga e Jugosllavisë në atë kohë dhe të krijojnë ligën kosovare.
Tutje, ai thekson vështirësitë që kanë pasur, mirëpo asnjëherë përkrahja nuk u ka munguar.
Selektori i kombëtares së Kosovës në grupmoshat u-17, nuk mohon faktin se të gjithë ata që u përkushtuan të merreshin me aktivitete sportive ndiqeshin nga regjimi i atëhershëm.
Ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura kosovare, rrëfen sesi kanë dalur nga të gjitha objektet sportive vetëm që të distancoheshin dhe të krijojnë Ligën kosovare.
Morina dha një mesazh shumë të fortë për gjithë opinion sportiv.
Për fund trajneri Morina foli edhe rreth mos përzgjedhjes së lojtarëve të rinj për të përfaqësuar Kosovën.
Kujtojmë që Kosova është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s që nga maji i vitit 2016 dhe merr pjesë rregullisht në kampanjat kualifikuese për Kampionat Evropian dhe Botëror./Arbresh.info/ Drilon Halili/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para