Google ADS

Ish-e dashura e Higuain tregon detajet private të lidhjes

11:00 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

Modelja Manuela Ferrara, ish-e dashura e Gonzalo Higuain, vazhdon të tregojë për raportin me ish-sulmuesin e Juventus e Napolit në emisionin “Tiki Taka”, duke zbuluar madje edhe detaje intime.

“Nuk kam qenë kurrë e dashura e Higuain, historia jonë ka nisur pesë vjet më parë, kur ai ishte beqar. Në atë kohë nuk kishte asnjë Lara (emri i partneres aktuale të sulmuesit me të cilin ai gjithashtu ka një vajzë) ose ndoshta ai ishte gënjeshtar. Iu përgjigja një pyetjeje të thjeshtë për të”.

Modelja nuk ndalet me aq, por tregon detaje të reja: “Në shtëpi nuk stërvitej kurrë, ishte gjithmonë i dëshpëruar. Mbante veshur boksera të verdhë okër. Me të jam takuar vetëm një herë në shtëpinë e tij dhe pastaj në hotel. Nëse kam frikë nga denoncimi i tij? Nuk isha ofenduese ndaj tij, thjesht përshkrova se kush ishte ai më parë. Tani do ta ketë mbledhur mendjen. Futbollisti im i preferuar? Unë jam një adhuruese e madhe e Zengës, kur isha fëmijë kam pasur posterin e tij në dhomën time”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme