Ish-basketbollisti i njohur i NBA-së, Jiri Welsch ndodhet në vizitë në Kosovë, ku qëllimi kryesor është fillimi i Junior NBA Kosova.
Welsch ka karrierë të pasur në ligën më të fortë në botë dhe në ligat evropiane. Welsch është 42 vjeçar, i cili ka përfaqësuar Republikën e Çekisë. Ai karrierën e filloi në skuadrën Pardubice, për të vazhduar më pas në Sparta Praga dhe Union Olimpija. Nga viti 2002 deri më 2006 luajti në NBA, për skuadrat Golden State Warriois, Boston Celtics, Cleveland Cavaliers dhe Milwaukee Bucks. Karrierën e vazhdoi në Evropë, te skuadrat Unicaja Malaga, Estudiantes Madrid, Spirou Charleoi, ČEZ Nymburk dhe e përfundoi aty ku e filloi në Pardubice.
Ai fitoi një herë Ligën Adriatike, u zgjodh tri herë basketbollisti më i mirë në Çeki, ka fituar tri herë Ligën e Çekisë, dy herë Kupën e Çekisë, një herë kampion i Sllovenisë, dy herë Kupën e Sllovenisë dhe një herë u shpall MVP i Kupës në Slloveni.
Jiri Welsch gjatë ditës së sotme do të ketë një drekë pune me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku dhe përgjegjësin e Junior NBA për Kosovë, Adrian Carrion, e më pas takim me Kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu, ndërsa më pas do të ketë një stërvitje me djem dhe vajza (të lindur 2009-2010-2011).
Të martën do të jetë pjesëmarrës në hedhjen e shortit për fillimin e Ligës Junior NBA Kosova./Arbresh.info
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant