Isco pritet t’i jap lamtumirën Real Madridit me të përfunduar ky sezon.
Los Blancos i kanë dhënë shumë mundësi spanjollit që të tregojë vetën, por që disa sezone ai nuk po arrin të depërtojë në formacionin startues.
Për Iscon këta mund të jenë muajt e fundit me fanellën e Realit të Madrid. 29-vjeçari, i cili është pjesë e madrilenëve që nga vitit 2013, në fund të sezonit do të mbyllë aventurën e tij te Los Blancos, kohë kur i përfundon edhe kontrata, raporton AS.
Futbollisti ka kohë që nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen dhe as ardhja e Carlo Ancelottit në krye të skuadrës nuk e ka ndryshuar situatën.
Drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë rinovimin lojtarit, i cili në fund të sezonit do të mbyllë aventurën me Realin.
Për Iscon janë në garë shumë klube, si Juventusi, Milani e Fiorentina, që do të bëjnë maksimumin për ta marrë lojtarin me parametër zero gjatë merkatos së verës. /Telegrafi/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...