Isco tashmë e ka marrë vendimin: do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. 28-vjeçari ka vendosur të kthehet nën urdhrat e Lopeteguit, trajnerit që e ndihmoi të shfaqej në versionin e tij më të mirë.
Siç shkruan AS, mesfushori i Realit do të transferohet te Sevilla për të punuar me trajnerin i cili i ka dhënë mbështetjen më të madhe në periudhën 2017-2018 në përfaqësuesen e Spanjës (mbetet e paharrueshme performanca e tij në “Bernabéu” në fitoren 3-0 ndaj Italisë), që përkon me çmimin e tij më të lartë në Transfermarkt (90 milionë euro).
Gjatë atij sezoni, Isco kishte mbështetjen absolute të Zidane, i cili madje sakrifikoi Bale në finalet e Ligës së Kampionëve në Cardiff (2017 kundër Juventus, 4-1) dhe Kiev (2018, 3-1 kundër Liverpool) për ta aktivizuar titullar.
Tani gjithçka ka ndryshuar. Zidane ka humbur besimin te Isco dhe kjo është vënë re qartësisht këtë sezon, ku ai ka luajtur në vetëm tri takime titullar. Forma e tij e dobët ka ndikuar në rënien e vlerës së kartonit në tregun e transferimeve, pasi që tani ka një çmim prej 20 milionë eurosh.
Sidoqoftë, disa klube të mëdha të Evropës janë të interesuara për nënshkrimin me Iscon. Kontrata e tij me Madrid përfundon në 2022 dhe vetë Isco tashmë dëshiron të ndryshojë ambient në këtë merkato dimri.
Zizou ka refuzuar dhe ia ka bërë të qartë klubit, pasi u frikësohet dëmtimeve në repartin e mesfushës, ku mund të mos ketë lojtarë të mjaftueshëm për të përballuar sezonin. Gjithsesi, në qershor Isco do të largohet dhe Real Madridi do të pranojë ta shesë për një çmim të arsyeshëm.
“Los Blancos” do t’i kërkojnë Sevillas nga 15 deri në 20 milion euro dhe, përveç kësaj, do të kursejnë pagën vjetore prej 7 milionë eurosh neto.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...