Spanja përfundoi ndeshjet në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” me një fitore 1 me 0 ndaj Izraelit mbrëmjen e së hënës.
Hero i skuadrës spanjolle ishte Asier Illarramendi, i cili shënoi golin e tij të për skuadrën kombëtare gjatë pjesës së dytë duke siguruar tri pikë, transmeton portali arbresh.info.
Spanja tani është kualifikuar në kompeticionin e verës së ardhshme në Rusi. Megjithatë, kualifikimi i Spanjës nuk ishte një ngjarje e madhe në Jerusalem pas ndeshjes. Në vend të kësaj, një numër i madh mediash në planet kanë raportuar për një storie rreth sulmit me thikë në yllin e Real Madridit, Iscon.
Incidenti thuhet se ndodhi pasi përfundoi ndeshje kur një numër i madh i tifozëve të Izraelit u futën në fushë. Por, ajo që ndodhi në të vërtetë është larg asaj që thonë këto raporteve.
https://www.instagram.com/p/BaEVek5D8aj/
Në të vërtetë nuk ndodhi sulmi ndaj Iscos. Të gjitha raportet ishin plotësisht të pabaza dhe të fabrikuara.
“Bazuar në të gjitha informatat që ne kemi, këtu nuk ka ndonjë evidencë apo indikacion që një thikë është bartur nga dikush që ka vrapuar në fushë”, ka thënë një zëdhënës i Federatës së Futbollit të Izraelit për ‘Marca’.
“Ne nuk e dimë ka kanë ardhur këto raporte, të gjitha janë falso. Nuk mendoj që Spanja do të ishte mirëpritur në një stadium jashtë vendit të tyre me aq shumë dashuri si këtu”
“Veçanërisht Isco, i cili ishte subjekt i shumë brohoritjeve pozitive dhe banerëve, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë”
Bazuar në ‘Sport 5 Isreal’, një tifoz që posedonte një thikë në të vërtetë është ndalur jashtë fushës derisa po hynte në stadium para se të fillonte takimi./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit