Ndeshjet e xhiros së 31 në La Liga kanë që shumë të rëndësishme në garën për titull.
Real Madridi arriti të sigurojë vetëm një pikë në ndeshjen në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Atleticos që përfundoi me rezultat 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Barcelona udhëtoi më vonë te Malaga, por në vend që të shfrytëzonte mundësinë e krijuar nga skuadra e Diego Simeones, ata u mposhtën me rezultat 2 me 0.
Lexo më shumë: Barça superiore mposhtet nga Malaga (VIDEO)
Tani, Real Madridi ka tre pikë më shumë se Barcelona në krye të tabelës si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Pas disfatës tronditëse nga Malaga, futbollisti i Real Madridit, Isco, ka shfrytëzuar rrjetin social duke u talluar me gjigantin katalunas.
“Malaga paska marr guximin! Urime”, shkruan ish ylli i Malagas në Twitter./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...