Mesfushori i Real Madridit, Isco Alarcon, ka përgënjeshtruar pretendimet se ai nuk pranoi të nxehej si zëvendësues gjatë humbjes 0-3 në El Clasico ndaj Barcelonës.
Gjatë gjithë javës u raportua se Isco do të jetë pjesë e formacionit titullar në El Clasico ndaj Barcelonës, por në fund trajneri Zinedine Zidane vendosi të fillojë ndeshjen me kroatin Mateo Kovacic.
Përveç kësaj, spanjolli nuk mori asnjë minutë në El Clasico pasi nuk ishte as pjesë e zëvendësuesve nga trajneri francez që zgjodhi lojtarë tjerë për të inkuadruar, ku njëri ishte i detyruar.
Pas përfundimit të ndeshjes mediat spanjolle raportuan se ishte Isco që refuzoi nxehjen për tu inkuadruar në lojë, duke u kthyer në bankë në momentin kur Zidane vendosi ta inkuadrojë në lojë Nacho Fernandezin pas kartonit të kuq të marr nga Dani Carvajal.
Isco ishte në nxehje së bashku me Asension dhe Bale, por u kthye në bankë pas inkuadrimit të detyruar në lojë të Nachos!
Megjithatë, mesfushori spanjoll është përkujdesur t’i përgënjeshtroj këto lajme pasi nuk ka refuzuar nxehjen për të inkuadruar në lojë, por ai u kthye në bankë kur kuptoi se tjerë lojtarë do të inkuadrohen në lojë.
Isco ka përdorur rrjetet sociale për të përgënjeshtruar këto lajme të rreme, teksa ka përdorur edhe fjalë banale.
“Mos shpërndani mu*. Dy bashkëlojtarë të mi ishin gati për tu futur në lojë. Unë nuk e paskam ditur se ne mund të bëjmë katër zëvendësime”, ka shkruar Isco në Twitter.
Ndryshe, pas kësaj humbje Mbretërit gjenden 14 pikë prapa Blaugranëve, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
https://twitter.com/isco_alarcon/status/944575673523417088
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...