Mesfushori i Real Madridit, Isco ka përkrahur trajnerin nën presion Julen Lopetegui duke insistuar se janë lojtarët përgjegjës për të ndryshuar gjërat.
52-vjeçari është nën presion të vazhdueshëm pas pesë ndeshjeve brenda të gjitha kompeticioneve pa fitore dhe disfata fundit 2 me 1 ndaj Levantes të shtunën i ka lënë ata në pozitën e shtatë në tabelën e La Ligas, transmeton portali arbresh.info.
Raporte të shumta në Spanjë kanë sugjeruar që Lopetegui mund të shkarkohet para ndeshjes në Ligë të Kampionëve këtë javë kundër Plzenit ose të paktën para ndeshjes El Clasico kundër Barcelonës të dielën.
https://twitter.com/realmadriden/status/1054300483949682690
Duke folur së bashku me Lopeteguin në media të hënën, Isco ka theksuar se trajneri ka përkrahje të plotë të skuadrës dhe pretendoi se do të ishte “çmenduri” për të zëvendësuar atë kaq shpejtë në sezon.
“Nuk besoj që shtypi ka fuqinë për të shkarkuar një trajner në Madrid”, ka thënë fillimit Isco, transmeton portali arbresh.info. “Debati që ju dëshironi të krijoni në dhomën e zhveshjes nuk është këtu. Ne besojmë në stafin që kemi dhe në atë që kemi bërë”
“Trajneri ka të gjithë besimin tonë. Do të ishte çmenduri për të shkarkuar atë. Ju duhet t’i lejoni atij të punoni”
“Nëse ju e shkarkoni trajnerin ju duhet të na shkarkoni shumë sepse ne jemi të vetmit në fushë, kjo është diçka për të gjithë, jo vetëm për trajnerin”
“Historikisht, njerëzit që na kritikojnë vijnë më pas më vonë me bisht mes këmbëve të tyre pasi ta fitojmë Ligën e Kampionëve”
El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet në Camp Nou këtë të diele./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç