Sipas raporteve në Spanjë, Isco ka nënshkruar një kontratë të re me Real Madridin që përmban një klauzolë të lëshimit prej 700 milionë euro.
‘Diario AS’ pohon që ata janë të informuar mirë nga kontaktet e tyre në Bernabeu që ish ylli i Malagas ka vendosur lapsin në një kontratë katër vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja e mëparshme e 25-vjeçarit do të skadonte në qershor të vitit 2018, por futbollisti ka konfirmuar së fundmi që pret një marrëveshje të re së shpejti për të vendosur të ardhmen e tij te ‘Los Blancos’.
“Ne jemi shumë afër dhe gjithçka do të finalizohet së shpejti”, u ka thënë Isco gazetarëve pas Superkupës në UEFA në lidhje me kontratën me kontratën e tij.
Isco ka bërë 192 paraqitje qysh pas transferimit në vitin 2013 te gjiganti spanjoll./arbresh.info
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...