Isco do t’i jap fund shpresave të Manchester United dhe Tottenhamit për të transferuar atë pasi ka pranuar formalisht për të nënshkruar marrëveshje të re te Real Madridi.
Superylli ka vazhduar me formën e shkëlqyer të sezonit të kaluar edhe këtë edicion si me skuadrën kombëtare ashtu edhe me klubin në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi i Spanjës ka shënuar dy herë për “La Rojan” në fitoren 3 me 0 ndaj Italisë në takimin e zhvilluar në stadiumin e Real Madridit.
Prandaj, Isco është shpërblyer me kontratë të re nga fituesi i Ligës së Kampionëve dhe kampioni i La Ligas.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar se 25-vjeçari, i cili ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2018, ka pranuar rinovimin e saj dhe njoftimi vjen brenda ditëve të ardhshme.
“Ne do të njoftojmë rreth rinovimit të kontratës së tij brenda ditëve të ardhshme, një rinovim që tashmë është punë e kryer”, ka thënë drejtori i Bernabeut për ‘Cadena Ser’.
Të dy gjigantët e lartpërmendur të Premierë Ligës kanë qenë të interesuar në mesfushorin, por shpresat e tyre për të sjell atë në Angli janë afër fundit./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?