Google ADS

Isco lë pas dëmtimin, stërvitet me ekipin

18:31 | 23 Shtator 2019
Arbresh Info

Lajme të mira për Zinedine Zidane.

Pas fitores së madhe në udhëtim te Sevilla, Zizu ka marrë një tjetër lajm të mirë gjatë ditës së hëne.

Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon, ka lënë prapa dëmtimin.

Ai është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit dhe pritet të jetë gati për ndeshjen me Atletico Madridin në vikend, derisa Zizu s’do të rrezikojë me të mërkurën kundër Osasusnës.

Modric dhe Marcelo gjithashtu janë edhe më afër rikthimit.

Ata janë stërvitur me topin të veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme