Google ADS

Isco kërkon te Perez shitjen e Cristiano Ronaldos

08:46 | 2 Shkurt 2018
Arbresh Info

Isco ka kërkuar shitjen e Cristiano Ronaldo nga Real Madridi.

Mesfushori kreativ i ‘Los Blancos’ ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez të reagoj dhe të shes superyllin Cristiano Ronaldo nëse sulmuesi portugez vendos të vazhdoj qëndrimin në klub, transmeton portali arbresh.info.

Dyshja kanë pasur një raport të ftohtë gjatë kohës së tyre në Bernabeu dhe vazhdimisht besohet se shkaktojnë përçarje në dhomën e zhveshjes. Duke u bazuar në këtë, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ është duke raportuar që Isco dëshiron që bashkëlojtari i tij të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Përveç kësaj kërkese, Isco besohet se ka sugjeruar presidentin Florentino Perez të heqë dorë edhe nga Karim Benzema dhe trajneri Zinedine Zidane gjithashtu me përfundimin e këtij sezoni të tmerrshëm për kampionin e Spanjës dhe Evropës

Gjiganti tashmë është eliminuar nga Kupa Mbretit dhe qëndron 19 pikë larg Barcelonës në tabelën e La Ligas ndërkohë që UEFA Liga e Kampionëve vazhdon të mbetet shpresa e vetme e tyre për të shpëtuar sezonin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme