Asnjë lojtar në La Liga Santander nuk ka shpenzuar më shumë kohë në bankinë gjatë vitit 2019 se mesfushori i Real Madridit, Isco.
Reprezentuesi spanjoll ka grumbulluar 767 minuta si një zëvendësues brenda të gjitha kompeticioneve dhe është i ndjekur nga Bryan Gil i Sevillas me 687 minuta, Francisco Montera i Atleticos me 525 minuta dhe Victor Sanchezi i Espanyolit me 519 minuta, transmeton portali arbresh.info.
Isco nuk ka qenë pjesë e katër ndeshjeve gjatë këtij viti kalendarik – kundër Real Betisit, Espanyolit, Gironas dhe Barcelonës, ndërkohë që është lojtari i 21-të në Madrid kur bëhet fjalë për minutat e luajtur nën udhëheqjen e trajnerit Santiago Solari.
Pas largimit të Julen Lopeteguit, ai ka shijuar vetëm 515 minuta kohë duke luajtur dhe është para Javi Sanchez, Jesus Vallejos, Mariano Diazit dhe Brahim Diazit.
Edhe pse Isco ka marrë pjesë në dy ndeshje më shumë se Marcelo, mbrojtësi brazilian ka dyfishë më shumë minuta në fushë në krahasim me 26-vjeçarin./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...