Isco ka marrëveshje me Barcelonën pas bisedimeve me Xavin?

14:29 | 11 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Mesfushori i Real Madridit, Isco është gati të bëjë një kalim sensacional te Barcelona.

Reprezentuesi spanjoll është jashtë kontratës në qershor dhe prite të largohet në fund të sezonit.

Në një intervistë për “El Chiringuito”, Eduardo Inda ka deklaruar se Xavi është angazhuar për një lëvizje mahnitëse te Barça.

“Isco, i cili nuk ka mbaruar së gjeturi vendin e tij në Madrid, ka një marrëveshje në parim për të nënshkruar me Barcelonën”, deklaroi Inda.

“Xavi ka folur me të javën e kaluar”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme