Isco, tashmë i mërzitur në Santiago Bernabeu, po i afrohet gjithnjë e më shumë derës së largimit nga Real Madridi.
Mesfushori sërish ka startuar nga bankina ndeshjen e fituar 4 me 1 dje ndaj Valencias dhe durimi i tij duket se po përfundon për shkak se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Zinedine Zidane, transmeton portali arbresh.info.
‘Don Balon’ raporton që Isco ka dy oferta madhështore në tavolinë, një nga Manchester City dhe një tjetër nga Paris Saint Germaini, që besohet të jenë të gatshëm për të “thyer bankën” për të rrëmbyer yllin nga Real Madridi.
Isco ka diskutuar rreth dy ofertave me babain dhe agjentin e tij me ç ‘rast është vendosur për të mos refuzuar asgjë.
Mesfushori, përmes agjentit të tij, tani pritet të informoj presidentin Florentino Perez rreth ofertave derisa vazhdon jetë i lodhur dhe mërzitur me trajtimin që po i bëhet nga Zidane./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...