Isco i kërkon falje bashkëlojtarëve në Real Madrid

21:43 | 8 Mars 2019
Arbresh Info

Bazuar në një raport së fundmi nga Marca, mesfushori Isco i ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij te Real Madridi.

Arsyeja prapa kërkim faljes është sepse ai nuk ishte pjesë e skuadrës në autobus para ndeshjes së tyre mjaftë të rëndësishme në Ligë të Kampionëve kundër Ajaxit, të cilën ata e humbën duke u eliminuar, transmeton portali arbresh.info.

Nuk është tashmë sekret që Isco dëshiron të largohet nga Bernabeu derisa kampioni italian Juventusi raportohet të jetë i interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë, varësisht nga rrethanat prapa stories, ata mund të jenë më pak të interesuar me të mësuar sjelljen e Iscos.

26-vjeçari është duke pasur probleme në Real Madrid që një kohë të gjatë deri tani dhe këtë sezon madje duket se nuk është pjesë e planeve të klubit.

Disa tifozë madje kanë sugjeruar që, ashtu si Paul Pogba në Manchester UNited, ai ndoshta duhet të pres deri kur një trajner i ri të arrijë në klub./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme