Ashtu si shumica e kolegëve të tij në Real Madrid, Isco ka pranuar se është i befasuar nga vendimi i Zinedine Zidanes për dorëheqje si trajner.
Me asgjë tjetër përveç kujtimeve të mira me triumfin e francezit në fazën evropiane, Isco tani është duke pritur për vendimin e klubit rreth personit tjetër në detyrë, transmeton portali arbresh.info.
“Isha i befasuar nga vendimi i Zidanes”, u ka thënë Isco gazetarëve në kampin stërvitor të Spanjës gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror.
“Ishte diçka të cilën ne nuk e kemi pritur dhe ndodhi papritmas”
“Ai mori vendimin e tij dhe ne jemi shumë krenar që kemi fituar tre tituj në Ligë të Kampionëve me të. Tani, klubi duhet të vendos se kush vjen pas”
Duke folur rreth kontrollit të Zidanes për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, Isco deklaroi se shpreson që anësori të bëjë një thirrje tjetër dhe të zgjedh për të vazhduar qëndrimin në Madrid.
“Situata e Ronaldos është e ngjashme me të Zidanes”, theksoi ai.
“Është Cristiano ai që duhet të marr vendimin nëse dëshiron apo jo. Është në duart e tij. Shpresoj të qëndroj sepse ai ka dhënë shumë për klubin”
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...