Mesfushori i Real Madridit, Isco shpreson që Cristiano Ronaldo të vazhdojë qëndrimin në klub këtë verë dhe beson se gjithçka varet nga lojtari.
Një raport nga ‘Diario AS’ të enjten zbulon se “nuk ka pasur zhvillime” rreth bisedimeve mes lojtarit në klubit derisa Real Madridi thuhet se nuk e ka me nxitim për të rregulluar situatën e tij, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari ka qenë i paqartë rreth të ardhmes së tij dhe spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë në mediat spanjolle.
“Situata e Cristianos është e ngjashme me atë të Zidanes”, ka thënë Isco, i cili do të përballet me yllin portugez këtë verë në Kampionatin Botëror.
“Varet nga Cristiano nëse dëshiron apo jo të vazhdoj këtu, vendimi do të jetë i tij. Shpresoj të qëndroj në Madrid dhe të vazhdoj të tregoj nivelin e njëjtë të performancës që ka pasur gjatë viteve”
Raportet në Portugali tashmë thonë se Ronaldo ka vendosur për largim nga ‘Los Blancos’ për shkak të “thyerjes së premtimit nga Perez” rreth kontratës së përmirësuar./arbresh.info/
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...