Julen Lopetegui ishte pyetur dy herë rreth rëndësisë së Iscos në Real Madrid gjatë konferencës për shtyp të premten para përballjes kundër Levantes.
Trajneri tentoi të kthej temën sërish te skuadra e tij duke folur për reprezentuesin spanjoll ashtu si çdo lojtar tjetër që është pjesë e skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
E vërteta është se nuk është kështu, pavarësisht se sa shumë Lopetegui po përpiqet të insistoj, magjia e tij do t’i sjellë freski skuadrës dhe do t’i ofroj një kërcënim mjaftë serioz pas qëndrimit jashtë fushe si pasojë e lëndimit.
Trajneri nuk e sheh këtë si një koincidencë që mungesa e tij ka shkaktuar gjithashtu mungesë të formës së tij, përveç problemeve të tjera me të cilët ‘Los Blancos’ janë përballur.
Rezultatet negative kanë vendos në dyshime të ardhmen e Lopeteguit pas tri disfatave dhe një barazimi pa asnjë gol të shënuar ndërkohë që Isco, i cili është kritikuar shpesh, ka qenë duke qëndruar jashtë fushës që nga 25 shtatori.
Në teori, Isco nuk do të jetë pjesë e formacionit startues kundër Levanges, pasi ka shpenzuar më së shumti kohë jashtë fushe si një lojtar i lënduar dhe ai do të rifitoj minuta në fushë me ngadalësi.
Lëndimi i tij nuk është shumë i rëndë dhe ai do ta marr vetëm nga 30 minuta të shtunën, pak më shumë në ndeshjen në mesjavë kundër Viktoria Plzenit që më pas të jetë në gjendje plotësisht të mirë për Clasicon.
Kundër Barcelonës, padyshim se Isco do të startojë.
Më 28 tetor, Lopetegui do të thërras njëmbëdhjetshen e tij më të mirë, të njëjtën që shkatërroi Roman./arbresh.info/
Kearns,Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fi...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...