Google ADS

Isco Alarcon zhvilloi një ndeshje kundër Juventusit, shikoni sa pasime ka realizuar

10:15 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon, ka bërë një super paraqitje ndaj Juventusit, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Isco startoi nga minuta e parë dhe zhvilloi një super ndeshje kundër skuadrës italiane, e cila nuk mundi t’i ndalte pasimet maestrale të tij.

Isco realizoi 57 pasime nga saktësisht 57 tentime në duelin ndaj Bianconerëve në Torino,

Isco po ashtu krijoi aksionin e golit të parë nga Cristiano Ronaldo, duke konfirmuar formën e mirë pas het-trikut të realizuar në fitoren e Spanjës ndaj Argjentinës me rezultat 6:1.. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme