Roma u eliminua nga Kupa e Italisë pas humbjes në derbin kundër Lazios. Jose Mourinho nuk heziton të “thumbojë” sistemin VAR dhe gjyqtarin Orsato për episodin e 11-metërshit që vendosi takimin:
“Humbja dhemb gjithmonë, në derbi edhe më shumë. Jemi gjithmonë në vështirësi dhe luftojmë kundër problemeve tona, por në javët e fundit kishim bërë mirë.
Sonte humbëm për shkak të një “penalltie-Var” që nuk e dha arbitri tri metra larg, por nga videoja. Njëzet vjet më parë lojtarët nuk do të hidheshin si sot.
Sot Roma më dukej se ishte skuadra me më shumë personalitet dhe më mirë të vendosur në fushë, por kur humbasim Dybalan, ndryshon gjithë loja jonë. Pa të ka më pak cilësi në zotërimin e topit. Pësuam një gol qesharak për veprimin nga i cili erdhi.
Mourinho e humbi argjentinasin në pjesën e parë:
“Dybala kishte problemin e zakonshëm muskulor në këmbë. Ai luajti dy ditë më parë dhe nuk pati kohë për t’u rikuperuar. Megjithatë, në këtë ndeshje, kisha nevojë për të dhe ai gjithashtu donte të ishte në fushë, por ndryshe nga Mancini që luan me dhimbje, për Paulon vështirësia muskulore është e ndryshme. Në nivel individual jam pak i zhgënjyer me disa, sepse mund të ishte bërë më shumë.”/ss
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...