Shqipëria U-21 i ka nisur kualifikueset e Europianit me një humbje të pësuar në fund në transfertë me Irlandën e Veriut, teksa trajneri Alban Bushi nuk kishte në dispozicion lojtarë të rëndësishëm.
Ramadani, Bytyqi dhe Seferi munguan për shkak dëmtimesh, ndërkohë që Endri Çekiçi nuk u pajis në kohë me vizë dhe nuk mundi të ishte gati për këtë takim.
Gjithsesi kuqezinjtë u përpoqën maksimalisht për të dalë me pikë nga kjo ndeshje, por një penallti e akorduar në minutat shtesë solli golin e avantazhit për vendasit.
Ndërhyrja e Bares ndaj Smyth u konsiderua e gabuar nga gjyqtari i takimit dhe mesfushori mori kartonin e dytë të verdhë. Nga pika e bardhë e 11-metërshit Donelli u tregua i saktë dhe 1-0. Kohë nuk ka më dhe fitorja shkoi për Irlandën e Veriut.
Policia ende në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e 42-vjeç...
Dy profesorë të UP-së, në top 2% të shkencëtarëve më të mirë...
Gara për drejtuesin e policisë, Hoxha: Procesi po monitorohe...
Kurti: Kosova një fener i demokracisë dhe të drejtave të nje...
Kurti viziton pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut
Policia në Gjilan ligjëron fëmijët për siguri në komunikacio...