Kjo fundjavë do ta sjellë një tjetër derbi në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Bëhet fjalë për duelin për titull ndërmjet Dritës dhe Prishtinës. Ndërkohë, sot është bërë i ditur orari dhe janë zbuluar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 22-të
Fundjava do ta sjellë një tjetër ndeshje të madhe në futbollin kosovar, raporton Gazeta Express.
Derbi i xhiros së 22-të të IPKO Superligës do të jetë ai në mes të Dritës dhe Prishtinës.
Të dyja skuadrat po luftojnë për titull të kampionit dhe iu nevojiten gjithsesi tri pikët për ta ndjekur liderin, Ballkani.
Gjilanasit vijnë nga humbja në Therandë, kurse prishtinasit nga fitorja me Ferizajn në mesjavë.
Ndërkohë, Ballkani do ta vizitojë përsëri kryeqytetin, këtë radhë për t’u përballur me Flamurtarin.
Ekipin e Ismet Munishit e pret një punë e vështirë pasi Kuqezinjtë kanë nevojë për pikë më shumë se kurrë më parë.
Feronikeli me trajnerin e ri Afrim Tovërlani do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi në duel me Vushtrrinë.
Kurse, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit. Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet vetëm ndeshja mes Ferizajt dhe Trepçës ’89, kurse të dielën do të luhen Drita – Prishtina dhe Llapi – Gjilani, para se të hënë tri ndeshje të mbyllin xhiron e 22-të; Feronikeli – Vushtrria, Flamurtari – Ballkani dhe Dukagjini – Drenica.
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...