Inzaghi shërohet nga COVID-19, i gatshëm për Derby della Madonnina

16:23 | 30 Janar 2022
A. B.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka rezultuar negativ në testimet e reja për COVID-19, gjashtë ditë para Derby della Madonnina kundër Milanit.

Italiani doli pozitiv më 24 janar, mirëpo është shëruar shpejt dhe sot (e diel) ka rezultuar negativ në testimet e reja.

Kjo do të thotë se 45-vjeçari do të mund ta drejtojë skuadrën në derbin e madh lokal të Milanos.

Siç raporton Corriere dello Sport, pas rezultatit negativ, ai që nesër (e hënë) do të mund të kthehet në Appiano Gentile për stërvitjet e skuadrës.

Inzaghi e ka nisur fuqishëm sezonin 2021/2022 në Serie A, ndërsa Interi vazhdon të jetë lider me katër pikë më shumë se përcjellësit e parë (Napoli dhe Milan) dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme