Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ishte shumë i zemëruar pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Sassuolos.
Nerazzurrët e dinin se një fitore këtu do t’ia mundësonte atyre të kapërcenin Milanin dhe të rifitonin vendin e parë, por në vend të kësaj Giacomo Raspadori dhe Gianluca Scamacca shfrytëzuan maksimumin nga mbrojtja e ngadaltë për t’i dhënë Sassuolos një rezultat tronditës 2-0 në San Siro.
Kjo nuk ishte diçka e re, sepse Neroverdi tani ka fituar si mysafir ndaj Juventusit, Milanit dhe Interit këtë sezon, duke luajtur një rol të madh në garën e Scudettos.
“Jam shumë i zemëruar me qasjen, sepse kishim tre ditë që nga ndeshja e së mërkurës, folëm për faktin se Sassuolo mundi Juven dhe Milanin jashtë, ata luajnë futboll të shkëlqyeshëm dhe ne duhej të ishim të kujdesshëm. Ne u përpoqëm të bënim gjithçka në pjesën e dytë, krijuam shumë raste dhe ishim të pafat, por fakti mbetet që ne duhet të kishim një qasje tjetër. Sassuolo kishte cilësi të shkëlqyera teknike, ata ishin më të freskët fizikisht dhe kjo u tregua. Fakti është se një skuadër që dëshiron të fitojë Scudetton nuk mund të ketë qasje aq të gabuar sa ne sot”, deklaroi ai. /GE/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...