Interi vazhdon të mbetet në kërkim tën jë mbrojtësi të majte për ta zëvendësuar kanadezin Tajon Buxhanan, i cili pritet të mungojë deri në fund të vitit shka i një lëndimi të rëndë.
Sipas mediumet italiane, skuadra e Inzaghit, ka vënë në shënjestër lojtarin zviceran, Ricardo Rodriguez, i cili aktualisht ka eksperiencë në Serie A të Italisë, shkruan Arbresh.info.
Menaxheri i lojtarit, Haroon Masoodi, ka bërë të ditur se lajmi i qarkulluar, se Interi ka shprehur interesim për klientin e tij është e vërtetë.
Menaxheri i mbrojtësit zviceran ka pranuar interesin e Interit për Rodrigeuz dhe ka zbuluar detaje nga takimi me Ausilion në fundjavën e kaluar. Kemi biseduar me Ausilion për Rodriguez. Drejtuesit e Interit, por edhe trajneri Inzaghi kanë vlerësim maksimal për të, megjithatë për momentin nuk ka një miratim nga ana e Oaktree. Fondi amerikan është i prirur të investojë drejt emrave të rinj, por pavarësisht kësaj, negociatat mbeten të hapura”, u shpreh agjenti i Rodriguez.
Zvicerani tanimë i ka 31-vjeç, ndërsa aktualisht është pa ndonjë skuadër, ndërsa paraqitjet e tij më fantastike i ka pasur me fanellën e Kombëtares së Zvicrës. /Arbresh.info
Aksion i policisë në veri/ Mbyllet zyra tatimore serbe në Mi...
Arteta fajëson në mënyrë të çuditshme topin për humbjen e Ar...
E pazakontë në Arabinë Saudite, përmbytje të mëdha në disa q...
“Ka puls”, Stresi i uron mirëseardhje Gjestit në Big ...
Policia shqiptoi 1593 gjoba trafiku për 24 orë
Zhduket një person në Lipjan