Inzaghi: Ne e kemi fituar në dy vitet e fundit dhe duam ta fitojmë sërish këtë vit

10:05 | 18 Janar 2024
D.H

Inter luan ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Italisë ndaj Lazios nesër me fillim nga ora 20:00.

Trajneri i Interit Simone Inzaghi në një intervistë për media para mdeshjes ka folur lidhur me këtë event, shkruan Arbresh.info.

Ai ka prekur edhe disa tema tjera.

“Është objektivi i parë i sezonit, ne e kemi fituar në dy vitet e fundit dhe duam ta fitojmë sërish këtë vit. Por si Interi, edhe Napoli, Fiorentina dhe Lazio kanë të njëjtat ambicie”, ka thënë fillimisht ai.

Tutje ai ka folur rreth merkatos së klubit të tij Interit,

“Kam një klub të rëndësishëm që po mendon për këtë, jam i kënaqur me katër sulmuesit që kemi në skuadrën tonë, të cilët na kanë dhënë kënaqësi në këtë pjesë të parë të sezonit”.

Inzaghi tha se do të përpiqen që të bëjnë më të mirën duke marr parasysh që Lazio i ka shkaktuar mjaft probleme lojët e fundit.

“Le të themi që të stërvitesh dhe të luash te Interi duhet të jesh mësuar me presionin. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, duke e ditur që do të përballemi me një ekip që na krijoi vështirësi në ndeshjen e fundit që ne e fituam”.

Trajneri i Interit u ndal pak te deklarata e Allegrit që e bëri para disa dite ku tha se gara ndërmjet Juventusit dhe Interit është si policët edhe hajdutët.

“Kam dëgjuar dhe lexuar diçka…. Mendoj se është një dialektikë normale e botës së futbollit, e kam jetuar për shumë vite dhe prandaj e di. Ajo që mund të them është se në kampionat është një duel i bukur mes Interit dhe Juventusit, por nuk do ta harroja Milanin: ata janë vetëm disa pikë larg, me një skuadër të shkëlqyer, që tani po ecën mirë. Mendoj se lufta i përfshin edhe ata.”

Kujtojmë që Interi është kampion në fuqi i Superkupës së Italisë, kur mposhti Milanin 3-0 vitin e kaluar./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme