Trajneri i Lazios, Simeone Inzaghi vazhdon të jetë një kundërshtar i ashpër ndaj teknologjisë VAR pasi vendimi i skuadrës së tij për penalti u tërhoq në barazimin e tyre 0 me 0 ndaj Interit sot (e shtunë).
Gjyqtari Gianluca Rocchi i dha penallti skuadrës së tij pasi topi preku dorën e Milan Skriniarit, megjithatë pas shqyrtimit të këtij incidenti përmes tekonologjisë u kuptua që topi kishte prekur fillimisht këmbën e sllovenit, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i kësaj, Lazio nuk ekzekutoi penalltinë por Inzaghi refuzoi të pranojë vendimin pasi sipas tij kjo nuk ishte hera e parë që teknologjia VAR ka luajtur një rol të madh në një ndeshje të Lazios.
“Duke u bazuar në këto gjëra, ne kemi humbur shtatë pikë”, ka thënë Inzaghi pas ndeshjes.
“Dy kundër Fiorentinas për një penallti që iu dha në minutën e 94′, tri kundër Torinos sepse ata nuk kërkuan penallti dhe Immobile u dërgua në mënyrë të pa drejtë nga fusha, dhe dy sonte”
“Ne duhet të kishim shtatë pikë më shumë”
Ndeshja e ardhshme e Lazios është ajo kundër SPAL-it./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...