Në mënyrë që Lazio të tronditë Juventusin në finalen e Kupës së Italisë, trajneri Simone Inzaghi është në dijeni se një ndeshje perfekte do të jetë e nevojshme.
Mbrëmja e së mërkurës në kryeqytetin italian i jep mundësi “Bianconerëve” të vazhdojnë garën për tripletë edhe në tri javët e ardhshme, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Inzaghi ka premtuar se skuadra e tij ka mësuar nga disfatat e mëparshme kundër “Zonjës së Vjetër” dhe është më shumë se e gatshme për të sfiduar ata.
“Ne e dimë që kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe një ndeshje që askush nuk na dhuron ndonjë mundësi”, tha Inzaghi për media. “Ne kemi luajtur disa ndeshje të mrekullueshme në kupë këtë sezon dhe shpresojmë të japim sërish më të mirën”
“I kam kërkuar lojtarëve të përgatiten dhe të jenë me një mendje të hapur. Në letra, Juventusi është favorit por në një finale, gjithçka mund të ndodhë. Në mënyrë që ne të mposhtim Juventusin, ne duhet të luajmë një lojë perfekte”, shtoi ai./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...