Inter është mposhtur nga Bologna natën e mbrëmshme me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, duke u eliminuar nga Kupa e Italisë.
Kjo nuk ishte humbja e vetme për Interin, pasi u lëndua edhe ‘bomberi’ i ekipës Lautaro Martinez, shkruan Arbresh.info.
Duke dalë nga loja, sulmuesi argjentinas u pa duke çaluar dhe duke kapur majën e kofshës së majtë.
Teksa Inzaghi foli rreth lëndimit të Lautaro Martinezit, pas ndeshjes.
“Do të vlerësohet, shpresojmë se nuk ka qenë asgjë serioze. Stafi mjekësor është relativisht i relaksuar, por ne duhet ta vlerësojmë duke pasur parasysh se do të ketë një lojë tjetër pas dy ditësh e gjysmë”, ka thënë Inzaghi.
Kujtojmë që Lautaro ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të sezonit për Interit, me 15 gola dhe dy asistime në Serie A./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...