Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli për transferimin e Romelu Lukakut te Roma, që pritet të finalizohet së shpejti.
Inzaghi pas fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj Cagliarit, foli edhe për Lukakun, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi i Chelseat dhe Belgjikës është në prag të rikthimit në Itali, me Jose Mourinhon që dëshiron ta marrë atë në huazim te klubi kryeqytetas.
Ka qenë një sagë e gjatë transferimi, pasi Lukaku raportohet se hodhi poshtë mundësinë për ta bërë të përhershme kalimin e tij huazues në Inter dhe synonte një kalim te Juventusi, përpara se marrëveshja të dështonte.
Kur Inzaghit iu kërkua të komentonte për huazimin e propozuar të Lukakut te Roma, shefi i Interit u tha gazetarëve se ai është i kënaqur me skuadrën e tij.
“Për sa i përket Lukakut, Roma ka bërë një nënshkrim të shkëlqyer, për pjesën tjetër jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi. me vlerat që kanë dhe familjen e Interi”.
Lukaku duhet të bëjë një ulje të konsiderueshme pagash për të përfunduar transferimin e tij te Roma pasi pagat e tij, të cilat besohet të jenë rreth 325,000 funte në javë.
Mourinho mbetet i etur për t’u ribashkuar me sulmuesin pas periudhës së të tyre së bashku në Manchester United./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...