Interi do të luaj derbin e qytetit në xhiron e 24-të në elitën e futbollit italian Serie A.
Neroazzurët do të përballen me Milanin në derbin e parë, pasi radhazi do të zhvillojnë katër derbi.
Pas Milanit, kampioni në fuqi i Italisë do të përballet me Romën për Kupë, me Napolin në Serie A dhe Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur për këtë kalendar të ngjeshur, duke thënë se djemtë e tij janë përgatitur mirë për këto takime.
“Do të jetë një periudhë intensive dhe stimuluese, përballë shumë kundërshtarëve prestigjiozë radhazi. Derbi është ndeshje me shumë ndjenjë dhe ne jemi të vetëdijshëm, të fokusuar dhe shpresoj që djemtë të luajnë me mendje të lirë dhe të vetëdijshëm”, tha Inzaghi.
Edhe nëse fitojnë derbin e parë, Inzaghi nuk e sheh Milanin të larguar nga gara për titull.
“Mendoj se jo, ne pamë se çfarë ndodhi në ndeshjen e parë kur ishim në minus shtatë pikë. E rikuperuam diferencën. E dimë se çfarë është derbi për tifozët, por ka pesëmbëdhjetë ndeshje dhe 45 pikë për të luajtur”, tha Inzaghi.
Krejt në fund trajneri italian foli edhe për garën për titullin e kampionit, duke mos përjashtuar as Atalantën dhe Juventusin.
“Kemi nisur një rrugëtim të gjithë së bashku me vetëdijen se do të ketë të panjohura. Kemi punuar për të bërë më të mirën, nuk duhet të lëmë vigjilencën tonë dhe të jemi të përgjegjshëm nga këtu deri në fund”.
“Mendoj se renditja është shumë e vërtetë. Unë konsideroj Milanin, Atalantën, Napolin dhe Juventusin që për mua ishin favoritët në verë dhe në dy muajt e fundit po bëjnë një rrugëtim të madh. Përveç kësaj, ata kanë bërë një transferim të madh. Ka ende shumë pikë për të luajtur”, përfundoi trajneri italian.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...