Ish-trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka folur për herë të parë pas largimit nga Lazio.
Simone Inzaghi ka përfunduar aventurën e tij tek Lazio dhe do të jetë trajner i ri i Interit, transmeton lajmi.net.
Inzaghi sot kishte një bisedë me presidentin e Lazios, Lotito, i cili thuhet të ketë ndaluar tentativat për rinovimin e kontratës së tij, ku pas një bisede me të dhe Igli Taren ai mori vendim që të largohet nga klubi.
Tani, ai ka thyer heshtjen duke falënderuar klubin dhe tifozët për 22 vite të mrekullueshme si lojtar dhe si trajner.
“Falënderoj klubin, tifozët dhe presidentin që më kanë shoqëruar gjatë këtyre 22 viteve si lojtar dhe si trajner”, tha ai.
“Këto ngjyra janë dhe do të mbesin gjithmonë pjesë të zemrës time. Kemi luftuar dhe kemi fituar bashkë”, përfundoi Simone Inzaghi.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...